LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UP-së me kërkesa drejtuar krerëve të shtetit

Studentët e UP-së me kërkesa drejtuar krerëve të shtetit

Një varg kërkesash dhe shqetësimesh, studentët e Universitetit të Prishtinës, i drejtuan krerëve të shtetit. Rreth 500 studentë të UP-së për herë të parë sot kanë mbajtur Konventën e studentëve të Prishtinës.

Nga kjo konventë u draftua një rezolutë, me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.


Koordinatori Nacional për gjeneratën e re, Avdullah Hasani, tha se të rinjtë kosovarë dhe ata evropianë nuk dallojnë për nga dija apo kapacitetet, por nga vendi se ku jetojnë.

“Sot përveç liberalizimit të vizave, nuk na ndan as edukimi as kultura, dhe të rinjtë dhe moshatarët tanë evropianë, i ndan vetëm vendi ku ata jetojnë me neve. Por, të jeni të bindur për këtë edhe prorektori dhe rektori e dinë edhe përfaqësuesit e kolegjeve të tjera, se të rinjtë tanë dhe të rinjtë evropianë dallojnë vetëm për nga vendi ku jetojnë dhe jo për dijen, vullnetin, kapacitetin dehe të arriturat”, tha Hasani.

Megjithatë, nuk ishin të pakta kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve të studentëve, nga fakultetet e ndryshme të UP-së.

Kreshnik Smakiqi, kryetar i këshillit të Fakultetit të Juridikut, tha se studentët meritojnë vëmendje dhe kushte më të mira.

“Ajo që ka rëndësi, e di që kohëve të fundit ka pasur shumë polemika për çështjen e bursës. Bursat siç e dimë më herët kanë qenë në vlerë prej 1200 euro, pastaj janë zbritur në vlerë 900 euro, tani janë 600 euro. Ne studentët e Fakultetit Juridik kishim organizuar edhe një peticion, ku nëpërmjet tij kërkonim që të mos zbritet bursa. Studentët janë njëzëri që në kushtet momentale, një bursë dinjitoze do të ishte ajo në vlerë jo më pak se 1000 euro. Sepse kështu do t’u jipte më tepër motiv studentëve ekselent”, tha ai.

Shqetësime pati edhe për njohjet praktike që studentët kanë mundësi t’i bëjnë gjatë studimeve, të tilla praktika.

Sipas Smakiqit, nuk njihen pasi që diplomojnë dhe duan të punësohen. Ai kërkoi që këto praktika të jenë me pagesë.

Për kushtet e studentëve, kërkesa dhe shqetësime pati edhe Dafina Syla nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore. Ajo tha se studentët e këtij fakulteti vijojnë mësimin në bodrume.

“Për ne si studentë nuk është e lehtë aspak të jemi studentë të Kosovës, sepse kushtet këtu janë as mesatare e as elementare, të mjerueshme. Ky fakultet i cili hapësirat i ndanë me Fakultetin Filologjik, e që 30 përqind të tyre i kemi ne, e këto 30 përqind janë bodrume të këtij fakulteti. Në këto bodrume as rinovimet nuk mund të bëhen. Ne nuk kemi as dorëza për eksperimente, ne nuk kemi as laboratorë që të bëjmë eksperimente, ne nuk kemi bash asgjë hiç”, tha Syla.

Ajo madje u ka bërë thirrje krerëve shtetërorë që të shkojnë të shohin se në çfarë kushte po vijojnë studentët mësimin.

Ndërsa, përfaqësuesi i komuniteteve pakicë, Denur Paqaku, foli për diskriminimin që u bëhet studentëve të komuniteteve duke kërkuar ridefinimin e politikave afirmative.

Ai tha se vjen nga një komunitet, që përballet me shumë diskriminime të cilëve iu mohon të gjitha të drejtat.

“Republika e Kosovës bazuar me një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, ka miratuar një kuotë prej 12 për qind, për kandidatët studentë, të cilët i takojnë përfaqësive etnike jo shumicë në vendin tonë. Problemi kryesor me këtë kuotë, është që kjo kuotë keqpërdoret nga anëtarët tjerë të cilët nuk i takojnë komuniteteve pakicë. Bëjë thirrje që në kuadër të konventës studentore kjo pikë nga organet kompetente, si përbrenda universitetit të Prishtinës, si nga organet e Qeverisë të trajtohet seriozisht meqë një shfrytëzim i tillë ndikon në uljen e studentëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, që nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë, ky numër është tejet i vogël”, tha Paqaku.

Kjo konventë u organizua nga Qeveria e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori