Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Universitetin Italian LUM Jean Monnet, edhe këtë vit, për të pestin vit më radhë, organizon shkollën verore ndërkombëtare, LUM – ILIRIA 2018.
Prej vitit 2015, shkolla verore ndërkombëtare LUM – ILIRIA, është mbajtur në Kolegjin ILIRIA, ku studentë të Universitetit Lum Jean Monnet, dhe nga vende të ndryshme evropiane, studentë të Kolegjit ILIRIA, së bashku kanë ndjekur shkollën verore me profesorë të Kolegjit ILIRIA nga Kosova dhe rajoni si dhe profesorë evropianë nga Universiteti Lum Jean Monnet.
Ndërkaq, për herë të parë, këtë vit shkolla verore ndërkombëtare LUM – ILIRIA 2018, po mbahet në Bari të Italisë, ku prej datës 28 gusht, 20 studentë të Kolegjit ILIRIA bashkë me studentë nga vende të ndryshme evropiane po ndjekin mësime në kuadër të shkollës verore LUM – ILIRIA.
Hapja zyrtare e shkollës verore ndërkombëtare, u bë nga Prof. Dr. Antonello Tarzia, i cili u shprehu mirëseardhje studenteve të Kolegjit ILIRIA, në Universitetin Lum Jean Monnet, në Itali si dhe u shpreh tejet i kënaqur me bashkëpunin e vazhdueshëm mes Kolegjt ILIRIA me Universitetit LUM Jean Monnet, bashkëpunim ky që për pesë vite më radhë, vazhdon të ofron mundësi më të mira studimi, për studentët e Kolegjit ILIRIA dhe studentë ndërkombtarë.
Në një deklaratë, Kolegji ILIRIA shprehet se me Universitetin LUM Jean Monnet, ka për qëllim të forcojë më tutje bashkëpunimin, duke u angazhuar në fushën e hulumtimit, mësimdhënies dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, duke zgjeruar edhe bashkëpunimin me revistën shkencore të Kolegjit ILIRA, “ILIRIA Internacional Review”, si e vetmja revistë shkencore me indeksim ndërkombëtar në Kosovë.
Këtë vit në shkollën verore trajtohen kryesisht tematika si “Minority Languages and Majority Cultures. International Law Protection and Southeastern Europe Reality”, e cila po ligjërohet nga profesorë të Kolegjit ILIRIA dhe profesorë nga vende të ndryshme evropiane.
Në përfundim të programit të shkollës verore LUM – ILIRIA studentët do të pajisen me certifikata nga Kolegji ILIRIA dhe nga Universiteti LUM Jean Monnet, si dhe të përfitojnë kredi të transferueshme ECTS.
Kolegji ILIRIA ndër vite ka bashkëpunuar dhe vazhdon të thellojë bashkëpunimet me Universitetet më prestigjioze ndërkombëtare, si në shkëmbim të studentëve edhe në nivel të studimeve master dhe doktoraturë, si dhe stafit akademik me shumë Universitete prestigjioze në Evrope dhe botë, ku vlenë të përmendet bashkëpunimi me Universitetin e Tartus në Estoni, bashkëpunimi me ISAG, European Business School në Portugali, bashkëpunimi me Universitetin North Ohajo, në SHBA dhe shumë universitete të tjera në botë.
Artikull i Sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'