LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Kolegjit ILIRIA në Estoni

Studentët e Kolegjit ILIRIA në Estoni

Më qëllim të ndërtimit të urave ndërkulturore dhe bashkëpunimit akademik, Kolegji ILIRIA finalizoi marrëveshje të re për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me Universitetin prestigjioz të Tartusë, Estoni.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të këtij Kolegji.

Në kuadër të programit Erasmus+, studentët e Kolegjit ILIRIA do te kenë mundësi të përfitojnë bursa për të ndjekur studimet në këtë universitet dhe studentë nga Estonia do të ndjekin studimet e tyre në Kolegjin ILIRIA.

Studentët do të mund të marrin pjesë në shumë aktivitete akademike të organizuara në bashkëpunim.

Më tutje në këtë komunikatë thuhet se Kolegji ILIRIA shprehet se me Universitetin e Tartusë, ka për qëllim të forcojë më tutje bashkëpunimin, duke  u  angazhuar në fushën e hulumtimit, mësimdhënies dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, duke zgjeruar edhe bashkëpunimin me revistën shkencore të Kolegjit ILIRA, “ILIRIA Internacional Review”, e vetmja revistë shkencore me indeksim ndërkombëtar në Kosovë.

Ndryshe, ILIRIA vazhdon të thellojë bashkëpunimin me universitete prestigjioze në mbarë botën. /Telegrafi/