LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Juridikut shkëlqejnë në garën për të drejtën ndërkombëtare (Video)

Studentët e Juridikut shkëlqejnë në garën për të drejtën ndërkombëtare (Video)

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë shkëlqyer në një garë me 380 universitetet më të mira të botës.

Lista e top universiteteve botërore të cilat mbetën prapa UP-së në garën nga fusha e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit ndërkombëtar përfshin edhe Harvardin.


Gara e cila është mbajtur në Vjenë të Austrisë, është e organizuar në disa runde.

Lajmin për këtë sukses e ka dhënë deputetja Vjosa Osmani, njëherësh profesoreshë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

“Në garë me 380 universitetet më të mira në botë, këta studentë shkëlqyen duke e radhitur Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në top 15% të universiteteve garuese në Willem C. VIS, garë nga fusha e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit ndërkombëtar. Për ta kuptuar se sa e jashtëzakonshme dhe çfarë historie është bërë, këtu janë vetëm disa nga Universitetet me famë botërore që ekipi i studentëve tanë të jashtëzakonshëm i la prapa: Yale University, Harvard University, Duke University, Columbia University, Stanford University, New York University, Cornell University, Georgetown University, Northwestern University, Oxford University, Queen Mary University of London, King’s College London, Queen’s University, London School of Economics, e mbi 300 të tjera. Pra, UP u rangua para tyre. Dhe kjo nuk është hera e parë sepse ekipi ynë arriti sukses të ngjashëm edhe në vitin 2017”, ka thënë Osmani, përcjell Koha.net. “A nuk është kjo e jashtëzakonshme e historike”, ka pyetur më tej profesoresha.

Osmani ka thënë tutje se “e gjithë Kosova, me të drejtë, mburren me të arriturat e të rinjve tanë në sport e në muzikë”.

“Madje një Kosovë e tërë çohet në këmbë thjeshtë për kualifikim në gara sportive. Por asnjë reagim i vetëm për këtë performancë historike të studentëve tanë. Asnjë shprehje e mirënjohjes që na zbardhën fytyrën para tërë botës. Që i lanë pa fjalë me prezantimet e tyre profesionistët më të njohur në botë në fushën e drejtësisë. Madje u desh për një vit të tërë të kërkojmë fonde në mënyrë që të mundësohet pjesëmarrja e tyre në këtë garë pas një vit pune e përgatitjeje të pandalshme”, ka thënë Osmani. “Mos harroni, asnjë shtet nuk ka ecur përpara dhe nuk është zhvilluar vetëm nëpërmjet muzikës e sportit. POR, çdo rast i shteteve të suksesshme e të zhvilluara kanë një të përbashkët: investimin në arsim”, ka thënë më tej ajo.

Osmani tutje ka përmendur emrat e studentëve pjesëmarrës në atë që është e njohur si “Olimpiada e Drejtësisë”. Ka kërkuar që këta emra të mbahen mend për të ardhmen: Levik Rashiti, Vlera Rexha, Yll Sadiku, Gerta Ragipi, Zgjim Mikullovci, Donika Bunjaku.

“Suksesi i tyre është dëshmia më e mirë se kur ka meritokraci Kosova mund të ketë sukses. Sepse shkaku i punës së tyre suksesi i Universitetit të Prishtinës u paraqitë para tërë botës – para mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota. Krenari e kënaqësi e jashtëzakonshme për mua e Donikë Qerimin që punuam me këta studentë të talentuar dhe me shumë të tjerë përgjatë këtyre 17 viteve që angazhohemi për këtë sukses e për këtë moment. Falenderim i pafund për GIZ, Qeverinë gjermane dhe UP-në që besuan në ne dhe mundësuan pjesëmarrjen e ekipit të Universitetit të Prishtinës në këtë ngjarje që me të drejtë nga BBC është quajtur ‘Olimpiada e Drejtësisë’”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori