LAJMI I FUNDIT:

Studentët e FSHMN-së protestuan për objekt të ri, Ahmeti thotë se ka zgjidhje

Studentët e FSHMN-së protestuan për objekt të ri, Ahmeti thotë se ka zgjidhje

Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore kanë protestuar sot për të kërkuar ndërtimin e një objekti për këtë fakultet.

Studentët kërkonin që objekti i fakultetit të ndërtohet në hapësirën e kampusit universitar, por kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se aty nuk ka hapësirë të mjaftueshme.


Kreu i Prishtinës tha se ka dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për këtë çështje, që objekti i FSHMN-së të ndërtohet në afërsi të Fakultetit Teknik, por është Ministria e Kulturës ajo që duhet të heqë dorë nga ideja e ndërtimit të Pallatit të Operës në atë hapësirë.

Sipas Ahmetit, komuna e Prishtinës ka dhënë edhe opsione të tjera, të cilat nuk janë marrë parasysh nga FSHMN-ja, me qenë se kjo e fundit do me çdo kusht ndërtimin e këtij objekti në hapësirën e kampusit universitar.

“… Aty është e paraparë me plan rregullues që të ndërtohet objekti i FSHMN-së. Krejt çka duhet të bëhet është që Ministria e Kulturës të heq dorë nga Pallati i Operës sepse nuk e ka vendin aty, e pastaj ne të procedojmë me planet rregullative që i kemi. As unë as çfarëdo kryetari nuk mund të veprojë në kundërshtim me planet rregullative të cilat i ka kaluar kuvendi komunal”, tha Ahmeti.

Ndërsa, dekani i FHMN-së, Tahir Arbneshi se durimi i studentëve ka fund.

“Këto fjalë mua, kryetari i Komunës m’i ka thënë kur rektor ka qenë Ramadan Zejnullahu. Dhe nëse nuk harron kryetari, ka thënë vitin tjetër në mars, do të fillohet me punë”, tha ai.

Sipas studentëve komuna e Prishtinës nuk është përgjigjur në asnjë kërkesë të tyre përgjatë viteve 2015-17, porse tek tash vonë kanë kthyer një përgjigje ku thonë se nuk mund të ndërtohet objekti i FSHMN-së në kampusin universitar, sepse vendi është pronë e Institutit Albanologjik.

Ndryshe,  institucioneve të Kosovës u është dhënë afat nga protestuesit që deri më 16 shkurt të vitit 2018, të reflektojnë për të zgjidhur këtë problem, në të kundërtën paralajmëruan bojkot.

Ndërsa me iniciativë të kryetarit Ahmeti, u tha të hënën, në orën 14:00, të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërtimin e këtij objekti. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori