Vazhdon problemi me qentë endacakë në Strugë. Aktivistët lajmërojnë për sulme të reja ndaj kafshëve dhe shkruajnë për helmimin masiv të qenve nëpër rrugët e qytetit. E nga ana tjetër sulmet ndaj qytetarëve nga qentë vazhdojnë pa ndërprerë.
Jo më vonë se dje në orën 7 të mëngjesit një kamerë ka kapur momentin ku gjashtë qen sulmojnë një qytetarë i cili ishte duke ecur rrugës. Për fat ai shpëtoi vetëm me një kafshim.
Kjo nuk përfundon këtu sepse pak ditë më parë një vajzë është sulmuar nga një tufë qensh agresivë në Strugë.
Nela Stojanoska ka përfunduar në spital me plagë nga kafshimi në krah dhe këmbë.
“Ishin gjashtë qen, të gjithë po vraponin pas meje. Njëri më kafshoi në këmbën e majtë, tjetri në krahun e djathtë, i treti më kërceu mbi gjoks dhe po lehte drejt meje unë mundohesha që me dorë ta largoja që ta mbroja fytyrën që të mos më kafshonte nëpër fytyrë. Arrita në njëfarë mënyrë që të largohem nga ata dhe u mblodhën të gjithë para meje dhe unë isha e gatshme për një sulm të dytë për kafshime tjera, por për fat ata ikën”- thotë Nela Stojanoska-Qytetare.
Nga Komuna e Strugës nëpërmjet një shkrimi kërkojnë nga qytetarët që të ndalin gjuhën e urrejtjes sepse siç shkruajnë kjo situatë e shqetëson edhe komunën.
“Stop gjuhës së urrejtjes!
Jemi mjaft të vetëdijshëm për situatën me qentë endacakë në qytetin tonë, sidomos këtyre ditëve të fundit, kur kemi qenë dëshmitarë të sulmeve agresive të këtyre kafshëve ndaj qytetarëve, të rinj e në moshë, pa dallime. Komuna e Strugës është angazhuar në shumë drejtime që ky problem të zgjidhet sa më shpejt. Megjithatë, i ndjekim me mjaft kujdes edhe mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe rrjetet sociale dhe vërejmë një fenomen mjaft të rëndë. Gjithandej po lexojmë e dëgjojmë gjuhë të urrejtjes, me dozë shumë të lartë.
Por, nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që institucioni komunë apo kryetar komune të jetë shënjestër e shfryrjeve individuale.- thonë nga Komuna e Strugës.
Edhe raportet e policisë tregojnë se ditëve të fundit sulmet nga qentë endacak në Strugë janë rritur dukshëm sidomos në kohën e mëngjesit dhe pasdites kur fillon terrohet.
Nga komuna thonë se padyshim që kjo situatë do të ndryshojë, dhe kërkojnë nga të gjithë qytetarët që edhe ata ta kenë hisen e tyre në zgjidhjen e problemit, duke bërë kallëzime në polici kur i shikojnë kamionët mbushur plotë me qenë që zbarkohen nga i gjithë vendi.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Tri vrasje "misterioze" ndodhën këtë vit në Kosovë, por ende asnjë i arrestuar

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Ekspertja e Këshillit Evropian, Ruge: Nevojitet presion ndaj Serbisë nga SHBA dhe BE që marrëveshja e Ohrit të jetë e suksesshme

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë