ASMR-ja përshkruan një fenomen që krijon ndjesi mpirjeje në trupin tuaj

Shkaktarë të ndryshëm zanorë dhe vizualë, të tillë si pëshpëritja, trokitja e thonjve ose shikimi i furçës që lëmon sipërfaqen, mund ta shkaktojnë këtë mpirje.


Është e ngjashme me acarin, të ftohtin që disa njerëz ndiejnë kur dëgjojnë muzikë ose ndjesi mpirjeje që mund të përjetoni kur shikoni një peizazh të madh e të bukur.

Përveçse thjesht ndiheni mirë, ASMR-ja, mund të ketë gjithashtu potencialin për të ndihmuar.

Sipas një studimi të fundit, ASMR- 'Autonomous Sensory Meridian Response' mund t'ju ndihmojnë të reduktoni ankthin.

Fenomeni i ri i relaksimit që prej kohësh është përhapur kudo në rrjet ndihmon njerëzit të çlodhen kur dëgjojnë zhurma të çuditshme si pëshpërima, fërkim thonjsh, etj, etj.

ASMR triggers anxiety sleep relief 1200W

ASMR përshkruhet si ndjesi e këndshme e shpimit të gjilpërave që përshkon pjesën e shtyllës kurrizore duke nisur nga qafa. I gjithë trupi çlirohet dhe madje, shumë njerëz e praktikojnë kur e kanë të pamundur të flenë gjumë.

Sigurisht, secili reagon ndryshe ndaj zhurmave të ndryshme, pasi ASMR-ja nuk është për të gjithë. Për disa trokitja e gotave është acaruese, ndërsa për ca të tjerë çlodhëse.

Pas studimit të kryer u arrit në përfundimin se për ata që preferojnë zhurmat e çuditshme, ASMR reduktojnë ankthin dhe gjendjen e rënduar emocionale.

Një video e thjeshtë me zhurma të çuditshme mund të jetë sa efektive aq edhe e përshtatshme për episodet e ankthit. Përtej kësaj, s'ka asnjë disavantazh nëse thjesht e provoni për të kuptuar nëse funksionon ose jo për ju. /Telegrafi/