Dy vajza, njëra në Rrogozhinë e tjetra në Tiranë, kanë tentuar t’i japin fund jetës, duke pirë medikamente të ndryshme mjekësore.
Fatmirësisht, ato janë diktuar në kohë nga familjarët, të cilët i kanë dërguar me urgjencë në spital, ku kanë arritur t’i shpëtojnë vdekjes dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Për të dyja ngjarjet shkak është bërë stresi i akumuluar nga provimet që kishin në shkollë. E para në gjimnaz dhe e dyta në universitet. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ngjarja e parë ka ndodhur në Rrogozhinë.
Një vajzë 17-vjeçare, me inicialet N.K., maturante, është vetëhelmuar, duke konsumuar disa medikamente mjekësore të së ëmës që përdorte për tensionin e lartë dhe ka përfunduar në spitalin e Kavajës në gjendje të rëndë.
Ndërhyrja në kohë e mjekëve ka bërë që vajza të shpëtojë dhe momentalisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. Prindërit e vajzës kanë deklaruar në polici se ajo kohët e fundit ishte shumë e stresuar për shkak të provimeve që i afronin, por ishte edhe natyrë e mbyllur që nuk fliste me njeri.
Kjo, sipas tyre, mund të ketë sjellë si pasojë veprimin që ajo ndërmori, por që fatmirësisht u arrit që t’i jepej ndihma e parë në kohë. Duket se për të njëjtën arsye ka tentuar vetëvrasjen edhe 21-vjeçarja me iniciale F.I., banuese në zonën e Alliasit, në Tiranë.
Shkak edhe në këtë rast janë bërë provimet që studentja e Ekonomikut kishte për të dhënë. Sipas familjarëve, për shkak të ngarkesës që kishte në shkollë, vajza po kalonte një gjendje të rënduar psikologjike që për pak e çoi drejt vetëflijimit. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251