Strehimorja rajonale për qentë endacak do të duhet të ndërtohet në territorin e komunës së Vrapçishtit. Por, se kur do të ndërtohet, nuk ka një afat të caktuar. Fillimisht duhet që të kalojë plani urbanistik dhe më pas të kërkohen mjete për financimin e strehimores. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se tërë procedura mund të zgjasë një vit.
“Procedura do të zgjasë pak më shumë sepse bëhet fjalë për planifikim urban, duhet të planifikohet plani i ri urbanistik dhe kjo procedurë mund të zgjasë, pra në rastin më të mirë deri në një vit, që pastaj të shkojmë me projekt themelor dhe më pastaj sigurim të financimit. Sa i përket komunës së Tetovës, kontrata me shoqatën “Amos” skadon në fund të vitit, kurse për vitin e ardhshëm nuk dihet se si do të bëhe largimi I qenve endacak në Tetovë. “Jemi në fazën e përmbylljes së kontratës që edhe ata të bëjnë aksionet e radhës, që në kuadër të marrëveshjes të bëjnë edhe grumbullimin e 80 qenve endacak dhe duhet ta përmbyllin si kontratë”, shprehet Kasami.
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, thotë se në komunën që drejton ai ka dy qendra për trajtimin e qenve endacak. Mirëpo, sipas tij, ajo është treguar se nuk mund të përmbahet, ngase ka qytetarë që shkojnë dhe lëshojnë qentë endacak kurse komuna nuk ka kapacitet që të ketë mbikqyrje 24 orësh.
Prandaj, edhe Taravari mendon se ideja më e mirë është strehimorja rajonale për qentë endacak.
“Kjo iniciativë është që para dy vjetëve, por për shkak të ndryshimit të pushtetit vitin e kaluar bisedohej që të ndërtohej në komunën e Bërvenicës. Tash, kryetari i komunës së Bërvenicës, nuk e pranonte atë, sipas atij, për shkak të ankesës së qytetarëve nga ajo komunë. Tash është gjetur një lokacion i ri, bëhet fjalë për komunën e Vrapçishtit. Janë duke ecur procedurat formale që duhet ti kalojmë dhe besojmë se vitin e ardhshëm mund të mendojmë për projekt konkret, i cili do të realizohet në 2023 2024 këtë nuk e di por kjo është zgjidhje e vetme për qent endacak në rajonin e Pollogut”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.
Taravari tashmë do të jetë në krye të rajonit planor të Pollogut, ndërsa nënvizon se nuk përjashtohet mundësia që i njëjti projekt që ishte paraparë për komunën e Bërvenicës të adaptohet për komunën e Vrapçishtit dhe të gjenden mënyrat e financimit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe