Deputetët, ministrat e përfaqësuesit e shoqërive civile ngritën alarmin për numrin e lartë të dhunës ndaj grave me përfundim fatal. Përfaqësuesit, në debatin publik, hodhën dritë mbi dobësitë e detektuara në sistem sa i përket zbulimit të hershëm të dhunës apo dhënies së mbrojtjes në kohë.

Kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, tha se është shumë me rëndësi që dhuna të luftohet bashkërisht nga pushteti, opozita dhe të gjithë faktorët relevantë.


“Iniciativa është për ligjin për mbrojtje dhe parandalim nga dhuna familjare, janë të thirrura të gjitha institucionet relevante. Janë thirrur edhe përfaqësues të qeverisë, ministritë, ne si ligjvënës, të hënën do të kyçet edhe pushteti gjyqësor kur do të ketë vazhdim të këtij diskutimi mbikëqyrës dhe shoqatat qytetare”– deklaroi kryetarja e komisionit, Zhaklina Peshevska.

Imërlije Saliu nga VLEN hapi çështjen e mungesës së strehimoreve për viktimat e dhunës në Pollog.
“Por ajo që dua të ndalem sot konkretisht është rajoni i Pollogut. Nuk ka qendër e cila financohet nga ministria e punës dhe politikës sociale, në fakt strehimore për viktimat e dhunës. Fatmirësisht ekziston një strehimore në këtë anë e cila është themeluar nga OJQ-të dhe përkrahet financiarisht nga ministria dhe e licencuar. Nga dy vite sa funksionon kjo qendër, ka strehuar diku mbi 20 viktima të dhunës dhe mbi 40 fëmijë”, nënvizoi Saliu.

Ndërsa Sonja Mirakovska nga koalicioni LSDM, pyeti nëse ministria ka resurse të mjaftueshme financiare e njerëzore.
“A Vlerësoni se keni mjaftueshëm resurse si njerëz, financa si ministri e politikës sociale apo vlerësoni se ligjvënësi dhe qeveria duhet të bëjë më tepër që të mund të përgjigjeni në mënyrën e duhur ndaj kërkesave që adresohen tek ju si ministri”– pyeti Mirakovska.

Zëvendës ministri i punës sociale demografisë dhe rinisë, Gjoko Vellkov, tha se efikasiteti i qendrave sociale është në nivel të lartë por pranoi se nevojiten disa përmirësime në sistem, për çka po bëhen analiza.“ Sot kemi verifikim të sistemit, tashmë po përgatiten analiza funksionale në korniza të qendrave për punë sociale ku dp të shohim mungesat që kanë ndodhur ndër vite, e për fat të keq ende janë prezente, me kuadrin ekzistues, ta plotësojmë me profilet që na mungojnë për momentin. 04:46 Këta persona do të duhet të marin trajnime shtesë, dhe plotësim të kuadrit, por efikasiteti i qendrave në këtë moment është në nivel të lartë, por gjithsesi se duhet të përmirësohet sistemi dhe cilësia i personave që merren me dhunën familjare,” u përgjigj zëvendës ministri i punës sociale demografisë dhe rinisë, Gjoko Velkovski.

Në Maqedoninë e Veriut, nga viti 2021 deri në vitin 2025, 26 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e dhunës në familje./Alsat.mk.