LAJMI I FUNDIT:

Strategjia efektive: Si ta qetësosh fëmijën kur hidhërohet!

Strategjia efektive: Si ta qetësosh fëmijën kur hidhërohet!

Mësoni fëmijën që të përballet me hidhërimin e vet dhe me sulmet e zemërimit

Eksperti i prindërimit, Sue Atkins, thotë se është me rëndësi ta mësoni fëmijën të identifikojë hidhërimin e vet dhe të mësojë se si të përballet me të.

Për fëmijën është me rëndësi që të nxjerrë nga vetja hidhërimin

A keni qenë ndonjëherë të hidhëruar aq shumë sa që keni dëshiruar ta goditni dyshemenë me këmbë? Ndjenjat e fëmijës janë të njëjta, gjë që do të thotë që do të duhej të nxisnit fëmijën të nxjerrë hidhërimin e vet në mënyrë fizike, gjë që do t’i ndihmojë që të qetësohet.

Sue Atkins thotë: “Thoni fëmijës të bëjë një rreth në oborr, disa herë të kërcejë, të godasë jastëkun apo diç tjetër të ngjashme. Me nxitjen e fëmijës që fizikisht të nxjerrë jashtë hidhërimin, i ndihmoni fizikisht që të nxjerrë frustrimin dhe hidhërimin, por në mënyrë të sigurt”, transmeton Telegrafi.

Mësojeni të mendojë

“Mësojeni fëmijën të pyesë përse saktësisht është i hidhëruar dhe i nervozuar”, thotë Atkins dhe shton se si në atë mënyrë fëmija do të distancohet nga situata dhe do t’i ndihmojë vetes që të marrë situatën nën kontroll e të qetësohet.

Ajo këshillon prindërit që këtë ushtrim ta praktikojnë me fëmijën kur është i qetë.

Lejoni fëmijës hapësirë në mënyrë që të shfaqë hidhërimin e vet

Nëse fëmija bërtet kur është i hidhëruar, është e natyrshme që dëshironi ta qetësoni sa më shpejt që të jetë e mundur. Mirëpo, nëse i lejoni fëmijës që të tregojë hidhërimin, ai do të mësohet si vetë ta kontrollojë me ndjenja.

“Lejoni fëmijës të shfaqë hidhërimin e vet dhe mos e pengoni”

Në atë mënyrë ai qëndron në dhomë dhe shkakton hidhërim dhe zemërim edhe më të madh”, thotë Atkins dhe për këtë shkak këshillon prindërit që të mos flasin me fëmijën kur është i hidhëruar, por t’i lejojnë hapësirë që të shfaqë hidhërimin e vet.

“Fëmija juaj atëherë do të ndihet sikur e dëgjoni dhe do të ketë mundësi që të qetësohet”

/Telegrafi/