LAJMI I FUNDIT:

Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Dy palët të përmbahen nga tensionet

Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Dy palët të përmbahen nga tensionet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna.

Siç raportojnë mediat Stoltenberg i ka bërë këto deklarata pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar ai.

Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.

“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për ta kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe i ka kërkuar NATO-s që përmes KFOR-it të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.

Sipas tij, Beogradi beson që, ato që i ka cilësuar si veprime të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë. Ne nuk duam të luajmë lojën e fajit. Kjo po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme. Situata në veri të Kosovës, gjithçka që ndodhi është për shkak të qasjes së keqe të autoriteteve të Prishtinës, sepse donin t’i përjashtonin autoritetet serbe.Në të njëjtën kohë ata arrestojnë në mënyra të ndryshme shtetasit serbë dhe i keqtrajtojnë pa marrë parasysh se ku jetojnë. Deri më tani kemi pasur marrëdhënie shumë profesionale me forcat e KFOR-it, shpresojmë se do të të vazhdojë dhe se gjithçka do të realizohet sipas rezolutës 1244”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai edhe një herë i kërkoi Stoltenbergut që NATO të sigurojë siguri për të gjithë serbët në Kosovë.

Vuçiq shtoi se Beogradi dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me NATO-n, të cilat bazohen në përgjegjësi dhe besim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori