LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg frenon Macron: Asnjë nismë kundër marrëdhënieve transatlantike

Stoltenberg frenon Macron: Asnjë nismë kundër marrëdhënieve transatlantike

Shefi i aleancës më të madhe ushtarake të globit paralajmëron ndaj dëmtimit të marrëdhënieve transatlantike, duke qenë se më herët pati një lloj përplasjeje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron.

Të premten, përmes një postimi në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se e konsideronte “fyese” thirrjen e kreut të Elizesë për një ushtri të vërtetë europiane, me argumentin se siguria e Europës nuk mund të varet nga Shtetet e Bashkuara.


Pa bërë referime specifike, Stoltenberg tha se i mbështet përpjekjet e mbrojtjes europiane, për sa kohë ato mund të shërbejnë për të forcuar NATO-n.

“Por nuk i përkrah ato ide që dublojnë aktivitetin e aleancës”, ishte komenti i tij.

Përpos kësaj, sipas numrit një të NATO-s, nuk duhen rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

“Dy Luftërat Botërore dhe Lufta e Ftohtë na kanë mësuar se, sa i rëndësishëm është bashkëpunimi”, u shpreh ai në një forum në Berlin.

Trump i ka kritikuar vazhdimisht anëtarët europianë të NATO-s, si Gjermaninë, për mosarritjen e objektivave të shpenzimeve, të vendosura nga aleanca.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori