LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg dhe Trump bisedojnë për të ardhmen e NATO-s

Stoltenberg dhe Trump bisedojnë për të ardhmen e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, mbi të ardhmen e NATO-s dhe rëndësinë për një rritje të shpenzimeve mbi mbrojtjen nga vendet e tjera aleate.

Kjo është biseda e parë mes dy personaliteteve që prej fitores së Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë më 8 nëntor.

Gjatë fushatës, kandidati republikan kishte lënë të kuptohet se do të vendosë kushte për vazhdimin e angazhimit të amerikanëve në NATO.

Stoltenberg ka bërë të ditur se gjatë bisedës telefonike janë pajtuar për rëndësinë që ka NATO-ja për stabilitetin e botës, transmeton KosovaPress.