LAJMI I FUNDIT:

​Avokati serb, Stojkoviq tregon arsyet e ndalimit të tij në aeroportin e Beogradit

​Avokati serb, Stojkoviq tregon arsyet e ndalimit të tij në aeroportin e Beogradit

Vështirësitë për avokatin Çedomir Stojkoviq, i cili bëri homazhe në varrin e Blerina Jasharit në Prekaz, po vazhdojnë të jenë të pranishme.

Ngjarjet e fundit në lidhje me këtë situatë kanë ndodhur në aeroportin e Beogradit, ku Stojkoviq ka përjetuar një ngjarje të pazakontë.


Sipas një postimi të bërë nga vetë avokati në rrjetin social X, pasagjerët, pasi ishin vendosur në aeroplan dhe prisnin për 35 minuta, janë detyruar të zbresin dhe të përsërisin procesin e kontrollit të sigurisë.

“Nuk ka të ndalur! Pasi prisnim në aeroplanin që ndodhej në pistën e aeroportit për 35 minuta, të gjithë pasagjerët u detyruam të dalim për të kaluar sërish nëpër kontrolle sigurie,” ka thënë Stojkoviq.

Ai ka cituar një pilot të Lufthansa, i cili ka komentuar situatën si “shumë të pazakontë”.

​Musliu: Vuçiq ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Çedomir Stojkoviq
Lexo po ashtu ​Musliu: Vuçiq ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Çedomir Stojkoviq

Ngjarja aktuale ndjek një ndalesë të mëparshme katërorëshe të Stojkoviqit nga ana e autoriteteve serbe të premten e kaluar, ndërkohë që avokati po udhëtonte nga Kosova për në Serbi.

Stojkoviq ka bërë homazhe të ejten (18 janar) te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, prej ku u ka kërkuar falje shqiptarëve për krimet e kryera nga regjimi serb i kriminelit Slobodan Milosheviq.

Kjo i ka penguar ish-ministrit të asaj kohe, gjegjësisht presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, i cili shfaqi edhe një herë urrejtjen patetike ndaj shqiptarëve, edhe nëse ata nuk janë të gjallë.

Në fakt, udhëheqësi serb u pyet se çfarë mendon dhe nëse duhet të arrestohet avokati pas këtij veprimi në Kosovë.

“Është turp me të cilin ai (Çedomir Stojkoviq) do të jetojë gjatë gjithë jetës së tij. Policia dhe prokuroria duhet ta kryejnë punën e tyre në këtë drejtim”, ka pohuar Vuçiq nga Davosi i Zvicrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori