LAJMI I FUNDIT:

Stoillkovski: Edhe pse janë paguar para, nuk ka asnjë aktivitet ndërtimor në ndërtimin e Korridorit 8

Stoillkovski: Edhe pse janë paguar para, nuk ka asnjë aktivitet ndërtimor në ndërtimin e Korridorit 8

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski në konferencë për shtyp u shpreh se ende nuk ka aktivitete ndërtuese në Korridorin 8, përkatësisht në rrugën Tetovë – Gostivar.

“Ende nuk asnjë aktivitet ndërtimor. I vetmi aktivitet është pagesa e 117 milionë eurove, pa punë në terren dhe kjo shumë do të tejkalojë shumën prej 300 milionëve për shkak të dënimeve, sërish pa punë në teren”, u shpreh Stollikovski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai po ashtu bëri publike një pjesë të marrëveshjes mes Qeverisë dhe kompanisë “Bechtel & Enka”, ndërsa kontrata, siç thotë ai, ka arritur në OBRM-PDUKM nga një informator.

“Qeveria e BDI-së dhe partnerit më të vogël LSDM e fshehin marrëveshjen dhe vërtetuan se kanë nxjerrë para, pikërisht siç thuhet në këtë dokument”, tha Stoillkovski.

Në fund ai shtoi se duhet të mbahet përgjegjësi, ndërsa për shkak kundërligjshmërisë së kësaj marrëveshje, po ashtu duhet të ketë edhe dorëheqje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori