LAJMI I FUNDIT:

STIKK zgjedh Bordin e ri, miratojnë 4 objektivat kryesore

STIKK zgjedh Bordin e ri, miratojnë 4 objektivat kryesore

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) njofton se ka zgjedhur Bordin e ri drejtues.

STIKK thotë se kanë miratuar katër objektivat kryesore për vitin 2022.

“Planet dhe aktivitetet e diskutuara me të pranishmit në Kuvend janë të konceptuara në mënyrë që të vazhdojnë angazhimin dhe përforcojnë misionin e STIKK-ut që ka të bëjë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes për sektorin tonë dhe të ngrejë nivelin e konkurueshmërisë së kompanive vendore në tregjet ndërkombëtare. Pjesëmarrja e mbi 40 kompanive në mbledhjen e Kuvendit ishte dëshmi e rritjes dhe fuqizimit të sektorit të TIK gjatë dy dekadave të fundit por edhe e rritjes së kërkesave të cilat theksojnë rolin qendror të sektorit të TIK në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, thuhet në njoftim.


Drejtoresha ekzekutive e STIKK-ut, Vjollca Çavolli ka prezantuar një përmbledhje të aktiviteteve dhe të arriturave brenda vitit 2021 dhe planet për 2022.

Kurse, anëtari i Bordit, Valon Canhasi prezantoi planin e punës, objektivat dhe buxhetin e shoqatës për vitin 2022.

Mbledhja e Bordit të STIKK-ut

“Plani i miratuar nga Kuvendi ka në fokus 4 objektiva: Ngritjen e kapaciteteve njerëzore për nevojat e kompanive anëtare dhe zhvillimit të tregut të STIKK; Përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe qasjes në financa për kompanitë e sektorit TIK-ut: Zgjerimin e mundësive për shitje në tregun lokal dhe ndërkombëtar; dhe Përmirësimin e identitetit të industrisë dhe potencialit vendor në tregun ndërkombëtar”, vijon njoftimi.

Pika e fundit e rendit të ditës kishte të bënte me përzgjedhjen e anëtarëve të ri të Bordit të STIKK.

Valon Canhasi nga Hallakate është zgjedhur kryetar; nën-kryetare Hana Qerimi nga Starlabs, ndërsa Astrit Desku nga Komtel, Zana Budima nga ABC Software Development, Arbër Bakija nga Bbros, Muharrem Shefkiu nga Polymath Labs, Iliriana Ibraj nga LinkPlus IT, Ylli Zagragja nga UCX Kosovo dhe Armend Malazogu nga Cacttus, janë zgjedhur anëtarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: Kur Haradinaj ishte kryeministër e Hamza ministër, pagat për kabinetin qeveritar ishin rritur 100%, e për shërbyesit publikë vetëm 4%

Murati: Kur Haradinaj ishte kryeministër e Hamza ministër, pagat për kabinetin qeveritar ishin rritur 100%, e për shërbyesit publikë vetëm 4%

Ekonomi
Bregdeti i Shëngjinit po pret të bëhet shtëpia juaj e re!

Bregdeti i Shëngjinit po pret të bëhet shtëpia juaj e re!

Ekonomi
Hapet pika më e re e ATC Petrol në Fushë Kosovë!

Hapet pika më e re e ATC Petrol në Fushë Kosovë!

Ekonomi
A mundesh me notu gjatë tërë muajit nëntor? - Oferta speciale dhe vendi special po t'presin!

A mundesh me notu gjatë tërë muajit nëntor? - Oferta speciale dhe vendi special po t'presin!

Ekonomi
Pse Renault Austral është hibridi më i mirë prej krejtve?

Pse Renault Austral është hibridi më i mirë prej krejtve?

Ekonomi
“ACIBADEM SISTINA” është qendra lidere për kardiokirurgji në rajon!

“ACIBADEM SISTINA” është qendra lidere për kardiokirurgji në rajon!

Ekonomi
Kalo në kategori