LAJMI I FUNDIT:

Stevanoviq: Për secilin pacient kujdesemi maksimalisht, të mos merren ilaçe kokë më vete

Stevanoviq: Për secilin pacient kujdesemi maksimalisht, të mos merren ilaçe kokë më vete

“Shumë pak dimë për Kovid-19, infeksioni dhe sëmundja janë seriozisht të paparashikueshme – vetëm kjo është e sigurt. Megjithatë, përvoja e deritanishme tregoi se 80 për qind e pacientëve zhvillojnë simptoma shumë të lehta ose aspak nuk i vërejnë. Qytetarët duhet të kenë frikë, por, nuk guxojmë të krijojmë panik”.

Këtë e tha drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stevanoviq në një intervistë për TV Telma.  Sipas saj, ka ende pyetje pa përgjigje edhe se vallë pacientët e shëruar përsëri mund të sëmuren nga coronavirusi, cilat ilaçe janë më të mira, pse është kështu te disa, e ndryshe te njerëz të tjerë. Ajo tha se rekomandimi është, ata që janë lëshuar nga spitali pas dy testeve të njëpasnjëshme, edhe 14 ditë të mbeten në izolim shtëpiak.


Stevanoviq siguron se asnjë pacient në vend nuk është lënë pa kujdes maksimal.

“Po bëhen përpjekje maksimale që të shpëtohet jeta e secilit. Si do të jenë statistikat, nuk dihet. Pandemia duhet të përfundojë së pari dhe tani është prioritet mjekimi. Ka edhe fëmijë të infektuar, por ata nuk janë të sëmurë, nuk kanë zhvilluar kurrfarë simptomash për çka edhe nuk ka nevojë për hospitalizim të tyre”, tha Stevanoviq.

Ajo bëri thirrje që të mos merren ilaçe kokë në vete, duke thënë se më së miri është pacientët të cilët dyshojnë se kanë virusin, të tregojnë se cilat sëmundje kronike i kanë sepse terapia është e ndryshme varësisht gjendjes gjithëpërfshirëse shëndetësore të personit.

Prej gjithsej 354 personave të sëmurëve nga virusi korona, 59 janë hospitalizuar në Klinikën Infektive./Telegrafi/