Burri i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, ia ka dalë të stërviste një dhelpër të egër.

Kafsha e kthen kokën, sapo ta dëgjojë atë duke e thirrur, ndërsa i bindet kur i kërkohet të ulet, transmeton Telegrafi.

Dhelprat që njihen si shumë të shkathëta dhe dinake, konsiderohen si të pamundshme të stërviten, andaj nuk janë parë kurrë në cirqe apo shfaqje të ndryshme.

Por, ka raste në Rusi dhe Kinë, që këto gjallesa i mbajnë si kafshë shtëpiake. /Telegrafi/