LAJMI I FUNDIT:

Statusi i të dhunuarve gjatë luftës u njihet 1,040 personave

Statusi i të dhunuarve gjatë luftës u njihet 1,040 personave

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë këtë status ua ka njohur 1,040 personave, nga gjithsej 1, 586 sa kanë aplikuar deri tani.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, Minire Begaj-Balaj.


Në shkurt të vitit 2018, ka filluar punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Kryetarja e këtij komisioni, Minire Begaj-Balaj, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se komisioni që ajo drejton ka bërë një punë të mirë përkundër sfidave me të cilat janë përballur. Ajo tha se secilit rast po i jepet koha e nevojshme në mënyrë që procesi të jetë i drejtë dhe korrekt.

“Puna jonë e komisionit, përkundër që është proces i ndjeshëm, po ai jep secilit rast kohën e duhur, për arsye se nuk janë raste të lehta ku secili rast është histori në vete. Për ketë arsye komisioni në fazë të kompetencave dhe përgjegjësive po i përdorim të gjitha mënyrat dhe mjetet në fuqi për të siguruar një proces të drejtë”.

Begaj bëri të ditur se që nga fillimi i punës së këtij komisioni, në shkurt të vitit 2018, kanë aplikuar gjithsej një mijë e 586 persona, prej të cilëve statusi u është njohur një mijë e 40 personave.

“ Prej muajit shkurt 2018, kur edhe kemi filluar zyrtarisht në nivel vendi, kemi pranuar një mijë e 586 aplikime. Prej tyre të shqyrtuar dhe që ua kemi njohur statusin janë një mije e 40 personave. Ka edhe një numër të konsiderueshme të aplikimeve të cilat pritet të shqyrtohen pasi të sjellin dokumente shtesë”, tha ajo.

Sipas statistikave të publikuara në Kosovë, janë mbi 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Kompensimi i personave që kanë fituar statusin e të dhunuarve gjatë luftës është 230 euro në muaj.

Me legjislacionin në fuqi procesi i aplikimit është i hapur deri në muajin shkurt të vitit 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori