LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e Icardit dhe Higuainit në derbin e Italisë

Statistikat e Icardit dhe Higuainit në derbin e Italisë

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interi përfundoi me rezultat 0-0 në Serie A.

Sytë në takim ishin të kthyer nga dy sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain.

Kjo pasi pritej që ata golat e tyre të ndryshonin rrjedhën e derbit, por kjo nuk ndodhi.


Më i mirë në takim ishte Higuan, i cili arriti të rrezikojë lehtë disa herë portën e Samir Handanvoci.

Icardi ishte pothuajse i padukshëm në këtë takim, në përjashtim të një momenti. Por, kjo pasi kapiteni i Interit u ndjek këmba këmbës nga mbrojtësit e Zonjës së Vjetër.

Interi pas kësaj fitore vazhdon në vendin e parë me 40 pikë, i ndjekur nga Napoli me dy pikë më pak, aq sa Juve (38). /Telegrafi/