LAJMI I FUNDIT:

Starti i plogësht i Kuvendit të Kosovës

Starti i plogësht i Kuvendit të Kosovës

Kuvendin e Kosovës, që nga konstituuimi e kanë përcjell zvarritje të shumta dhe ndërprerje. Përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare kanë pikëvështrime të ndryshme nëse Kuvendi i Kosovës është funksional.

Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo në kuadër të koalicionit parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën, të cilat kanë krijuar shumicën parlamentare dhe Qeverinë e vendit në marrëveshje me Aleancën Kosova e Re, thotë se është ende herët të vlerësohet nëse Kuvendi është funksional ose jo.

“Unë besoj që Kuvendi i Kosovës do ta luajë rolin e vet të rëndësishëm”, thotë Krasniqi.

Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekt ky më i madhi opozitar, thotë se puna e Kuvendit nuk e ka rrjedhën normale dhe për këtë ajo i fajëson subjektet politike në pushtet, si dhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se Kuvendi ende nuk ka hyrë në fazën intensive të punës.

“Duke marrë parasysh faktin se kemi pasur disa muaj bllokadë në Kuvend dhe po ashtu, nëse marrim parasysh edhe faktin se Qeveria ka përkrahje shumë të vogël në Kuvend, pres që të kemi vështirësi në kalimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve në Kuvend”, thekson Gashi.

Kuvendi i Kosovës, i cili ka nisur seancën konstituive më 3 gusht, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij, më 7 shator, ka zvarritur këtë proces me ndërprerje të vazhdueshme të seancës, për gjashtë herë. Zvarritjet e punës së Kuvendit, kanë vazhduar edhe pas zgjedhjes së Qeverisë së vendit më 9 shtator.

Seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e nisur më 10 shtator, ishte ndërprerë për shkak të mungesës në seancë të deputetëve të partive në pushtet dhe kabinetit qeveritar.

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, patën kërkuar që më 11 shtator të mbahet mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje nuk është mbajtur deri më 20 shtator. Megjithatë, edhe kjo mbledhje u ndërpre për shkak se nuk u arrit pajtimi i opozitës dhe partive në pushtet, që të caktohet vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme.

Përfaqësuesit e subjekteve në pushtet kanë fajësuar subjektet opozitare për braktisje të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit më 20 shtator, duke thënë se situatat e tilla po i fusin në funksion të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Përfaqësuesit e partive opozitare kanë theksuar se deklaratat e tilla janë vetëm mungesë e argumenteve nga ana e subjekteve politike në pushtet. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori