LAJMI I FUNDIT:

Starbucks pezullon të gjitha bizneset në Rusi

Starbucks pezullon të gjitha bizneset në Rusi

Zinxhiri i kafiterive Starbucks ka konfirmuar se do të pezullojë të gjitha aktivitetet biznesore në Rusi, duke përfshirë dërgimin e produkteve të saj dhe kafiteritë që drejtohen me licencën e këtij gjiganti.

Një vendim të ngjashëm e ka marrë McDonald’s gjatë ditë së sotme si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë, që po futet në javën e 2-të të luftimeve të ashpra, transmeton Telegrafi.


Madje McDonald’s ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht 850 restorantet që i ka në Rusi. Megjithatë, ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit – pra 62 mijë prej tyre të punësuar në Rusi do të vazhdojnë të paguhen.

E Starbucks dhe McDonalds kanë ndjekur shembullin e gjigantëve si Apple, Samsung dhe Zara që kanë pezulluar bizneset e tyre në Rusi. /Telegrafi/