LAJMI I FUNDIT:

Stano thotë se dialogu në Bruksel është transparent, ndryshe mendojnë nga shoqëria civile

Stano thotë se dialogu në Bruksel është transparent, ndryshe mendojnë nga shoqëria civile

Gjatë javës pritet të mbahet edhe një takim në nivel të ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë. Me një përgjigje për Radio Televizionin Dukagjini, zëdhënësi kryesor për punët e jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, ka njoftuar për këtë takim. Ndërkohë që njohësit e çështjeve politike tërheqin vërejtjen për mungesë të transparencës në dialog.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar për agjendën e takimit të ardhshëm mes delegacioneve nga Kosova dhe Serbia.


Ai tha se Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, ka njoftuar se takimi i radhës do të zhvillohet në nivelin e ekspertëve, për të vazhduar më pas me takimin mes liderëve politikë, gjatë fundit të këtij muaji.

“Procesi është veçse shumë transparent, pjesëmarrësit e kanë të qartë, dhe për temat e agjendës po njoftohen paraprakisht të dyja palët e përfshira në këto bisedime. Siç ndodh gjithnjë në botën e diplomacisë dhe negociatave  në një formë diskrete prapa tavolinës së negociatave apo në media”, deklaroi Peter Stano për RTV Dukagjinin.

Analistja politike, Jeta Krasniqi, thotë se procesi i dialogut vazhdon të jetë me plot të panjohura.

“Ajo që ne dimë është ajo që kishte deklaruar Lajçak se elementet e këtij procesi janë dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë. Elementet e këtij procesi ende nuk janë transparente. Ne nuk e dimë saktë çfarë nënkuptojnë këto elementet e procesit, por e dimë që palët kanë diskutuar për tri elemente që janë të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimi ekonomik për të cilat është thënë se është arritur progres”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jeta Krasniqi nga KDI.

Ndërsa, Arber Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe politike, ka treguar për pikat të cilat Kosova duhet t’i ketë si prioritet në këtë dialog.

“Kosova duhet të konstruktojë një pozicion të atillë që të bëjë një objektiv në dialog e ajo duhet të jetë njohja e ndërsjellë me disa ika kryesore. Këto pika duhet të jenë: Të pagjeturit, integrimi i serbëve në institucione, integrimi i veriut dhe dëmet e luftës”, deklaroi Arbër Fetahu nga GSJP.

Krahas obligimeve që marrin nga dialogu në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar edhe një Marrëveshje të zotimeve në Uashington. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori