LAJMI I FUNDIT:

Stano: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë e pranueshme edhe për shtetet e rajonit që të jetë e qëndrueshme

Stano: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë e pranueshme edhe për shtetet e rajonit që të jetë e qëndrueshme

Për Bashkimin Evropian situata e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë është e papranueshme ka thënë Peter Stano për RTV Dukagjinin.

Stano në cilësinë e zëdhënësit të Borrellit, ka informuar për zhvillimet e fundit që po ndodhin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vazhdimi i Status Quo-së në dialog nuk është i qëndrueshëm, dhe dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që situata të normalizohet me pandeminë”, ka thënë Stano për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

I pyetur për bashkëpunimin me Emisarin e Posaçëm të SHBA-së për dialog, Richard Grenell, Stano ka deklaruar: “Emërimi i fundit i Përfaqësuesit Special të BE-së për rajonin tregon rëndësinë që shtetet e BE-së i japin dialogut. Përfaqësuesi Special (Lajçak) është vazhdimisht në kontakt me të gjithë partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat, pritjet dhe shqetësimit e tyre, në mënyrë që dialogu të fillojë pa vonesë”.

Lidhur me idetë për shkëmbime territoresh, Stano thotë se nuk ka asgjë të re për t’u raportuar.

“Marrëveshja mes palëve duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së, vlerat e BE-së dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtarë. Për të qenë e qëndrueshme marrëveshja gjithashtu duhet të e pranueshme për rajonin dhe shtetet anëtare të BE-së”.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike Shkodran Ramadani thotë se ka një çarje mes BE-së dhe SHBA-së dhe se kjo po reflektohet edhe në Kosovë.

“Kjo çarje e madhe mes BE-së dhe SHBA-së po reflektohet edhe në Kosovë. Tani më është e pamundur që të akomodohen të gjitha qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë në një platformë të vetme”, ka deklaruar Ramadani.

Para disa ditësh ministrat e jashtëm francez e gjerman bënë thirrje që dialogu të fillojë sa më parë që është e mundur./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori