LAJMI I FUNDIT:

Stano: Hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje e dialogut

Stano: Hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje e dialogut

Bashkimi Evropian rikujton autoritete e Kosovës se hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje që duhet shtjelluar në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lidhur me paralajmërimet e zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, thotë se Brukseli asnjëherë nuk i komenton paralajmërimet e veprimeve.

Megjithatë, siç raporton RTK, ai nënvizon se rihapja e urës është çështje e dialogut, ndërsa çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të këtij procesi.


“Ne kurrë nuk spekulojmë për skenarët se çfarë nëse diç ndodhë. Qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen. Ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët, dhe çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren që kanë ndikim në njërën palë ose në tjetrën duhet të zgjidhen, diskutohen dhe merren, si dhe të çohen përpara në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ura mbi lumin Ibër e cila simbolizon ndarjen e qytetin të Mitrovicës, është e hapur vetëm për këmbësorë.

Në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ekziston marrëveshja e cila parasheh hapjen e saj edhe për trafik.

Sipas qeverisë së Kosovës, hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë.

Mirëpo, Bashkimi Evropian nuk mendon se duhet të shkohet drejt zbatimit të këtij plani, pa pëlqimin e Serbisë i cili duhet të vërtetohet në kuadër të procesit të bisedimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

Kronika e Zezë
Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Rama publikon pamjet e aksionit

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Rama publikon pamjet e aksionit

Lajme
Vazhdon bllokada, dështon edhe tentativa e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Vazhdon bllokada, dështon edhe tentativa e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Lajme
Nisma nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, Izmaku paralajmëron takimin Kurti - Limaj

Nisma nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, Izmaku paralajmëron takimin Kurti - Limaj

Lajme
Mbajti fjalim fyes në Rahovec kundër UÇK-së, policia jep detaje për arrestimin e Igor Popoviq

Mbajti fjalim fyes në Rahovec kundër UÇK-së, policia jep detaje për arrestimin e Igor Popoviq

Lajme
Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Kalo në kategori