LAJMI I FUNDIT:

Stamenov: Apelojmë për zbulimin e autorëve të përpjekjes për vjedhjen e biletarisë në kopshtin zoologjik Shkup

Stamenov: Apelojmë për zbulimin e autorëve të përpjekjes për vjedhjen e biletarisë në kopshtin zoologjik Shkup

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit sot në një deklaratë për opinionin theksoi se dje në orët e para të mëngjesit ka pasur tentim për të thyer biletarinë dhe tentim për hyrjen me dhunë në arkën e Kopshtit zoologjik.

“Pas frekuentimit rekord në Kopshtin Zoologjik për mbi 14.000 vizitorë, më datë 09.05.2022 në orën 00:30 është tentuar të thyhet dera e hyrjes së arkës. Autori është kapur dy herë nga kamerat e sigurisë në Kopshtin Zoologjik duke tentuar të thyejë hyrjen e arkës, supozojmë me qëllim për të shkaktuar dëm financiar. Mirëpo, personi i regjistruar ka mbetur vetëm në tentativë pasi siç shihet në video nuk ka mundur të depërtojë në hyrjen e biletarisë dhe arkës, ku ka pasur dëme materiale të parëndësishme. E njëjta ngjarje është raportuar në stacionin policor të Karposhit menjëherë pas incidentit në mbrëmje”, theksoi Stamenov.

Incidente në Kopshtin Zoologjik në Shkup: Janë prerë dryna nga kafazët e kafshëve, është tentuar grabitja e arkës
Lexo po ashtu Incidente në Kopshtin Zoologjik në Shkup: Janë prerë dryna nga kafazët e kafshëve, është tentuar grabitja e arkës

Ai thotë se kjo nuk është përpjekja e parë për të sabotuar punën e Kopshtit Zoologjik, por kësaj ngjarjeje i ka paraprirë hyrja e paautorizuar e një grupi prej 12 qytetarësh, si dhe thyerja e disa habitateve të kafshëve dhe lëshimi i tyre në rrethin e kopshtit zoologjik.


Përveç faktit që të gjitha këto ngjarje janë raportuar pranë organeve kompetente, përkatësisht në MPB, është shtuar vigjilenca e stafit, po ashtu edhe siguria, pas së cilës është shtuar edhe sigurimi në turnin e natës, theksoi Stamenov.

“Vlerësojmë që të gjitha këto tentativa i ngjajnë një sabotimi të qëllimshëm të punës dhe funksionimit të Kopshtit Zoologjik, duhet të shtrojmë pyetjen se kush është i shqetësuar nga suksesi i Kopshtit Zoologjik. I dënojmë fuqishëm të gjitha këto përpjekje për të dëmtuar punën tonë, por edhe sigurinë e kafshëve, shpresojmë se shërbimet e MPB-së do të punojnë intensivisht për identifikimin e autorëve, në mënyrë që të parandalohen tentativa të tilla të mëtejshme”, tha Stamenov.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori