LAJMI I FUNDIT:

Stafi i Kolegjit Universum trajnohet në University of Duisburg Essen, Gjermani

Stafi i Kolegjit Universum trajnohet në University of Duisburg Essen, Gjermani

Kolegji Universum është institucioni i edukimit të lartë në Kosovë me numrin më të madh të partneriteteve ndërkombëtare.

Studentët dhe stafi i Kolegjit Universum kanë mundësi të jashtëzakonshme të jenë pjesë e programeve të ndryshme shkëmbimore midis Kolegjit Universum dhe partnerëve ndërkombëtar në kuadër të Programit Erasmus+.


Këtë vit, Kolegji Universum ka 13 marrëveshje për shkëmbim studentor dhe dy projekte për ngritje të kapaciteteve në kuadër të kornizës Erasmus+ të financuar nga Komisioni Evropian.

ReBus është njëri ndër projektet për ngritje të kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në të cilën Kolegji Universum është partner.

Në kuadër të këtij projekti, stafi i Kolegjit Universum është trajnuar për të integruar ndërmarrësinë në programin e Shkencave Kompjuterike.

Së shpejti, 15 studentë të Kolegjit Universum nga programi i Shkencave Kompjuterike do të jenë pjesë e një vizitë studimore 4 javore po në këtë Universitet.

Në këtë fazë të projektit, fillimisht është trajnuar stafi akademik i kolegjit Universum në Universitetin Duisburg në Gjermani, ku pjesëmarrës ishin Dardan Maraj, koordinator dhe ligjërues, Ensar Bajrami koordinator dhe ligjërues, dhe Armend Berisha, ligjërues.

Pjesëmarrës ishin edhe shumë Universitete me renome në Evropë dhe më gjerë.

Ky projekt i Bashkimit Evropian ka për qëllim që të trajnoj stafin dhe studentët e Kolegjit Universum lidhur me intergrimin dhe validimin e shkathtësive të ndërmarrësisë dhe kombinimit të tyre me teknologjinë informative.

Përmes këtij trajnimi do të përfitojnë më së shumti studentët e Kolegjit Universum, pasi që do të kenë mundësi të shumta të njihen për së afërmi me fushën e ndërmarrësisë dhe teknologjisë informative, duke mësuar hapat e parë të konvertimit të ideve të tyre në projekte biznesore të ndërmarrësisë.

Përveç kësaj, studentët do të mund të shkëmbejnë ide të ndryshme edhe me studentët e universiteteve të tjera partnere dhe në këtë mënyrë do të mund të kenë ide të ndryshme të realizimit të projekteve të tyre në ide praktike dhe inovative në të njëjtën kohë.

Studentët dhe stafi akademik kanë një mbështetje shumë të madhe nga Kolegji Universum, përmes trajnimeve dhe marrëveshjeve të shumta që ka më shumë Universitete Evropiane, me qëllim që këto trajnime të reflektohen në inovacion dhe ndërmarrësi ku ndërlidhja me fushën e teknologjisë informative do të ndikojë direkt në zhvillimin e ideve ndërmarrëse dhe krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori