LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi i Tottenhamit gati, në prill zhvillohet ndeshja e parë

Stadiumi i Tottenhamit gati, në prill zhvillohet ndeshja e parë

Stadiumi i ri i Tottenhamit do të presë më në fund ndeshjen e parë në Ligën Premier në javën e parë të prillit.

Stadiumi me kapacitet prej 62 mijë ulësesh është ndërtaur në tokën e White Hart Lane dhe është menduar të hapej në shtator, por ka pasur zhagitje në punime, teksa kishte frikë se nuk do të ishte gati për asnjë ndeshje këtë sezon.


Tottenhami do të ketë dy ndeshje testuese në mars për të marrë certifikatën e sigurisë, pas të cilës klubi do të mund të përballet në Ligën Premier me Brightonin ose Crystal Palacen në javën e parë të prillit.

Tottenhami mirëpret hapjen e stadiumit pasi aty do të zhvillojë edhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, të cilat ndeshje zhvillohen më 9/10 dhe 16/17 prill. Tottenhami mposhti Dortmundin për të kaluar tutje.

Eventet testuese në stadiumin e ri do të luhen nga Tottenhami U18 që luan ndaj Southamptonit më 24 mars para se legjendat të përballen më 30 mars.

Stadiumi do të operojë me kapacitet prej 30 mijë për ndeshjen e të rinjve dhe 45 mijë për ndeshjen e legjendave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori