LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Pagën Minimale – Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat i kërkon presidentes Osmani që mos ta dekretoj

Ligji për Pagën Minimale – Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat i kërkon presidentes Osmani që mos ta dekretoj

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale.

Në një njoftim për media, janë dhënë arsyetimet se përse nuk duhet të dekretohet ky ligj.


Në letrën dërguar presidentes, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka renditur katër pika:

1. Nuk është përfill propozimi i KES gjegjësisht Neni 9 alineja 19

2. Nuk është përfill vendimi i komisionit te grupit parlamentar për buxhet dhe financa, i cili i ka propozua Parlamentit të Kosovës, që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2024 të jetë 100 euro.

3. Paga minimale është kosto e 4 anëtarëve të të punësuarit, e kjo pagë shpesh nuk e mbulon as vet punëtorin.

4. Është paga më e ultë në rajon”, është bërë e ditur në komunikatë.

Deri më tani, projektligji ka kaluar disa faza të rëndësishme. Ai është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 14 qershor 2022.

Ndërsa, më 13 korrik 2023, ai është miratuar edhe në lexim të dytë në Kuvend. /Telegrafi/