LAJMI I FUNDIT:

Spotify tani është në dispozicion edhe për Siri dhe Apple TV

Spotify tani është në dispozicion edhe për Siri dhe Apple TV

Duket se Apple dhe Spotify, dy rivalë të mëdhenj në industrinë e muzikës, kanë nisur të sillen mirë mes vete.

Pas dy muajsh, që kur u bë e ditur se Spotify nuk po mund të integrohet në iOS, tani është raportuar se versioni 8.5.26 i Spotify, tani është në dispozicion për disa pajisje të Apple, transmeton Telegrafi.


Vetëm se duhet të specifikoni, nëse doni që të fillojë me Spotify, apo Siri do të përcoktojë nëse do të zgjedhë nga libraria juaj apo Apple Music.

Kontrollet e Sirit, janë në dispozicion për të gjitha pajisjet e Apple: iPhone, iPad, Carplay, AirPods dhe HomePod përmes AirPlay. Tani në dispozicion është edhe një version special, i Spotify, vetëm për Apple TV, që i përshtatet sa më mirë sistemit të transmetimit.

Me sfidën që pati me Apple Music, shihet se Spotify është një platformë shumë e kërkuar dhe që po përhapet me shpejtësi të madhe, sepse është shumë e pëlqyer. /Telegrafi/