LAJMI I FUNDIT:

SPM do të padis të gjihë shefat në Maqedoni që nuk ju dhan rrogë puntorëve, edhe pse fituan subvencione

SPM do të padis të gjihë shefat në Maqedoni që nuk ju dhan rrogë puntorëve, edhe pse fituan subvencione

Shoqata e Sindikatave të Punëtorëve të Maqedonisë ka paralajmëruar padi për shefat e kompanive që kanë marrë subvencione nga shteti por nuk kanë dhënë rrogë për punëtorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Sindikatën e Shoqatave të Punëtorëve të Maqedonisë ndjen keqardhje për punëtorët që kanë kaluar periudhë të rëndë në mes të pandemisë pa mos marrë rrogë nga shefat e tyre të cilët nga shteti e kanë marrë ndihmën.


“Tentimet e DAP edhe pse kanë qenë në kohë, përsëri ne kemi raste kur shefat nuk kanë dhënë rrogë për punëtorët e tyre. Kjo është vetëm një shenjë që tregon se shteti është i sulmuar nga ekonomia e zezë dhe nga krimi në ndërmarrësi” thonë nga Sindikata e Shoqatave të Puntorëve të Maqedonisë.

Përveç dënimeve me para, SSPM thotë se do të kërkojnë përgjegjësi nga shefat e kompanive. /Telegrafi/