LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet Mercedes E-Class, ndaloi testimin që të merrte derivate (Foto)

Spiunohet Mercedes E-Class, ndaloi testimin që të merrte derivate (Foto)

Kjo lë të kuptohet se kemi një makinë me ndezje të brendshme, apo edhe hibrid.

Para dy muajsh, spiunët e makinave e kishin parë modelin e ri E-Class, derisa testohej nën një shtresë të madhe kamuflazhi, transmeton Telegrafi.


Dritat e përparme duket se ishin huazuar nga A-Class, ndërsa pjesën  e pasme ngjante shumë me modelin e tanishëm.

Së fundmi, fotografët e kapën E-Class derisa kishte ndaluar të mbushje me derivate, teksa po testohej në një zonë të mbuluar nga bora në Suedi.

Megjithëse duket se është tërësisht i zbuluar, ka sërish shtresa kamuflazhi që ia fshehin pothuajse tërë elementet dalluese, por grilli, duket se do ta ketë të njëjtin.

Mercedes E-Class ri ri, me ndryshime që pritet të jenë të mëdha, do të lansohet më 2020. /Telegrafi/