LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet gjenerata re e BMW M3 teksa testohej në pistë (Foto)

Spiunohet gjenerata re e BMW M3 teksa testohej në pistë (Foto)

Shoferi që e ngiste këtë BMW, kishte vendosur helmetë, ndërsa tregonte shkathtësitë duke zënë kthesat me shpejtësi

Qendrën e vëmendjes, për momentin e kanë modelet M2 dhe M5, por jo për shumë gjatë, ndërsa në të ardhmen pritet ta shohim një makinë të re nga linja M, transmeton Telegrafi. E tëra që dihet, është se M3 është në përpunim e sipër, ndërsa do të prezantohet zyrtarisht më 2019 apo 2020. Por, reporterët që merren me makina të reja, e kanë parë këtë BMW teksa testohej në Nurburgring të Gjermanisë.


Makina e ka platformën e M5, ndërsa sipas të gjitha gjasave do ta trashëgojë edhe sistemin xDrive të lëvizjes. Por, rrotat e pasme janë shumë më të mëdha, teksa ato të përparmet i kanë kapëset frenuese, që nuk përputhen me to. Shtresa e dendur e kamuflazhit, pengon të shihet ndonjë ndryshim me modelin aktual, por pritet që të ketë rrota shumë më të mëdha, pasi hapësira sipër është e bollshme dhe lë mundësi manovrimi.

Njohësit e makinave, besojnë se gjeneratat e gjashtë e M3, do të ketë një motor turbo dysh me gjashtë cilindra 3.0-litra. Nuk hiqet dyshimi, se mund të jetë një hibrid i butë, me motorin elektrik që prodhon 48 volt. Sipas të gjitha gjasave, do t’i ketë 500 kuajfuqi, për dallim prej aktualit që ka 47 njësi më pak. Derisa t’i largojë shtresat e kamuflazhit, që nuk pritet të ndodhë para fillimin e vitit që vjen, nga BMW do ta shohim modelin e ri 3 Series, që do të shfaqet para fundit të vitit. /Telegrafi/