Spiunët kinezë raportohet se kanë rritur përpjekjet e tyre për spiunazh, ndërsa synojnë të hyjnë në sekretet ushtarake dhe strategjike të Australisë.

Sipas burimeve nga The Daily Telegraph, Kina po vëzhgon me vëmendje ushtrinë australiane - veçanërisht në det dhe në ajër.


Paralajmërimi për spiunazh vjen në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve të dy vendeve, sidomos edhe më shumë nga pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

28787376 8359961 The United States will send 1 200 Marines to Australia in coming a 10 1590544420333

"Tani për tani, ka më shumë oficerë të inteligjencës së huaj dhe përfaqësuesit e tyre që veprojnë në Australi sesa në kulmin e Luftës së Ftohtë - dhe kanë si qëllim për të shkaktuar dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Australisë", paralajmëroi ASIO (Australian Security Intelligence Organisation), Organizata Australiane e Inteligjencës.

Dhe ndërsa tensionet ndizen, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë 1.200 marinsa në Australi.

28863922 8359961 image a 23 1590545251727

Ministrja e Mbrojtjes Linda Reynolds tha se vendosja demonstronte marrëdhënie të ngushtë të Australisë në mbrojtje me Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/