Spitali rajonal i Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet që nëse merret vendimi nga Ministria e Shëndetësisë, qysh nga e hëna të fillojë punën me të gjitha kapacitetet.
drejtori i këtij spitali, Skender Dreshaj, deklaroi se kanë bërë planin e punës dhe dezinfektimin e hapësirave për t’iu ofruar qytetarëve të gjitha shërbimet.
“Vullneti jonë është që nga 1 qershori të fillojmë me organizimin e punës dhe shërbimet specialistike, me programin e rregullt operativ. Megjithatë, ne duhet të presim një vendim të qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë që përmes ShSKUK-së të na njoftojnë me këtë vendim. I kemi filluar përgatitjet që të startojmë”, thotë Dreshaj, për KosovaPress.
Dreshaj potencoi se gjatë gjithë kohës janë përballur me fluks të madh të pacientëve që kanë kërkuar shërbime ortopedike dhe kthimi në punë me kapacitete të plota do të jetë në të mirë të pacientëve.
“Disa prej shërbimeve patjetër që janë më emergjente si shërbimi i ortopedisë dhe disa shërbime të tjera patjetër që do të duhej të fillonin. Për shkak se fluksi i pacientëve është jashtëzakonisht i madh dhe hapësira që e ofron ambulanta specialistike krijon kushte shumë më të mira edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, po edhe parandalon atë që po e quajmë kontakt i afërt me mundësinë e përhapjes së infeksionit brenda hapësirave të spitalit”, deklaroi ai.
Drejtori Dreshaj thotë se në mënyrë që t’i ofrojnë pacientëve shërbime më të mira kanë bërë planin e punës dhe përgatitjen teknike të të gjitha objekteve.
“Ka që sa ditë që e kemi bërë planin e punës për të filluar, pastaj edhe hapësirat që t’i dezinfektojmë që t’i bëjmë të gatshme që në momentin që të vjen vendimi i qeverisë, e shpresojmë që do të jetë nga 1 qershori, të startojmë edhe me punë”, thotë Dreshaj.
Gjatë kësaj periudhe që vendi po përballet me pandeminë COVID-19, Dreshaj thotë se sfidë kryesore kanë ruajtjen e personelit shëndetësor nga infektimi.
Ai thotë se vetëm dy punëtorë shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, por që thotë se nuk janë infektuar në hapësirat e spitalit.
“Ne e kemi pasur sfidën kryesore që të ruajmë personelin shëndetësor nga infeksioni në mënyrë që të jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime shëndetësore, për arsye se spitali përveç përballjes me pandeminë ka qenë e detyruar të përballet edhe me nevojën për të ofruar shërbimet e rregullta shëndetësore. Mund të merrni me mend nëse edhe stafi do të na infektohej, atëherë ne do t’i humbnin forcat kryesore në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Fatmirësisht brenda krejt kësaj periudhe nuk kemi pasur përveç dy rasteve të dy punëtorëve shëndetësor, të cilët janë infektuar jashtë hapësirave të spitalit, nuk kemi pasur asnjë punëtorë tjetër shëndetësor të infektuar dhe i gjithë stafi ka qenë në shërbim të pacientëve. Nëse i bëjmë një analizë kësaj pune në kuadër të përgjegjësive që i kemi, atëherë mund të themi që spitali e ka kryer misionin e vet në kuptimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, potencoi ai.
Kreu i spitalit të Pejës thotë se gjatë gjithë kohës kanë qenë të furnizuar me mjete mbrojtëse, ku tha se përveç nga Ministria e Shëndetësisë janë furnizuar edhe me mjete vetanake.
Në mars të këtij viti, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës bazuar në qarkoren informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19, kishte pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe kishte ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi