Ndikimi i kolapsit ekonomik të Venezuelës mbi popullin e saj, është pothuajse i pamundur të shpjegohet me fjalë.
Por këto imazhe shokuese brenda spitaleve, deri diku mund të shpjegojnë gjendjen ekonomike të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Qendrat shëndetësore janë në krizë të thellë, kurse imazhet e tyre flasin më së miri për gjendjen e tyre.
Spitalet në këtë vend madje nuk posedojnë as gjëra elementare siç janë sapuni, antibiotikët, rryma, dorezat dhe fotografitë e rëntgenit, dhe për këtë kirurgët po e kanë të vështirë të mbajnë të gjallë pacientët.
Fotografitë e shkrepura nga fotografi i Neë York Times, Meridith Kohut, flasin më së miri për qendrat shëndetësore më famëkeqe, derisa presidenti i këtij vendi Nicolas Maduro, pretendon se kombi socialist ka sistemin më mirë në botë shëndetësor.
Spitali “Luis Razetti” pranë portit Barcelona, i ngjan më shumë një zone ku janë zhvilluar luftime të ashpra.
Pacientët mund të shihen duke u ballafaquar me probleme të ndryshme, siç janë shtretërit e thyer dhe trupat e tyre të mbuluar në gjak, ku për ditë të tëra nuk u janë pastruar plagët.
Por ata duhet të ndihen me fat, pasi në shumicën e rasteve qëndrojnë të shtrirë në dysheme të papastër, dhe të mbuluar në gjak nga intervenimet e mëparshme kirurgjike.
Fëmijët qëndrojnë të shtrirë në kuti kartoni, pa ushqim, ujë dhe barna. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, së paku shtatë fëmijë vdesin në ditë në këto spitale. Por ajo çfarë u vështirëson atyre me shumë jetën, është mungesa e energjisë elektrike, pajisjet funksionale dhe barnat.
Dy burra të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike në këmbë, në mungesë të pajisjeve adekuate për të mbajtur këmbën në ajër, janë detyruar të modifikojnë pajisjet duke i rregulluar me shishe dhe kova uji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja
Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën
Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës