LAJMI I FUNDIT:

Spitali Klinik i Tetovës: Lëvizja Besa ta vizitojë spitalin dhe t’i sheh investimet

Spitali Klinik i Tetovës: Lëvizja Besa ta vizitojë spitalin dhe t’i sheh investimet

Në lidhje me akuzat e lëvizjes Besa për keqmenaxhimin e Spitalit Klinik të Tetovës, ka reaguar kjo e fundit përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, ku thuhet se “Spitali Klinik i Tetovës ka vite që pëson ndryshime të një pas njëshme, duke filluar nga objekti i ri dhe pajisja e tij me aparatura të cilat asnjëherë nuk kanë qenë në këtë objekt.”

Në reagimin e Spitalit Klinik të Tetovës, mes tjerash thuhet se “sa iu përket mjeteve, të njëjtat janë shfrytëzuar deri në maksimum, ndërkohë për të bindur në këtë, ftojmë anëtarët e lëvizjes BESA që të urdhërojnë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe të njihen nga afër me investimet në të. Asnjëherë mjaftueshëm nuk është, por asnjëherë në vendnumëro nuk qëndrojmë. Sinqerisht ju falënderojmë për kujdesin e treguar ndaj institucionit tonë”, thuhet në reagimin e Spitalit klinik të Tetovës/Telegrafi/


Besa: Spitali Klinik i Tetovës keqmenaxhohet (Video/Dokument)
Lexo po ashtu Besa: Spitali Klinik i Tetovës keqmenaxhohet (Video/Dokument)