Spitali i Pejës: 35 pacientë iu nënshtruan seancave të dializës gjatë ditës së djeshme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë realizuar 35 seanca dialize për 35 pacientë, që vijnë nga disa komuna të rajonit.
Sipas njoftimit zyrtar, 10 pacientë ishin nga Peja, 13 nga Istogu, 9 nga Deçani, 2 nga Klina dhe 1 pacient nga diaspora, përcjell Telegrafi.
Përveç trajtimeve të dializës, në këtë institucion janë zhvilluar edhe shërbime të shumta mjekësore gjatë ditës së djeshme:
346 vizita te specialistët e spitalit;
31 pranime të reja në spital;
186 pacientë aktualisht të shtrirë nën kujdes të vazhdueshëm;
3,447 analiza laboratorike për 314 pacientë;
2 lindje – në jetë erdhën 2 djem;
13 operime të suksesshme;
107 Rëntgen, 67 ultrazëra, 16 skanime CT, 10 MRI dhe 11 mamografi;
8 ergometri, 10 ekokardiografi dhe 8 gastroskopi;
54 trajtime fiziatrike për një rikuperim më të shpejtë dhe më të sigurt.
Nga Spitali i Pejës është theksuar se stafi mjekësor vazhdon të ofrojë kujdes të pandërprerë, me përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti. /Telegrafi/




















































