LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Gostivarit fiton donacion nga një familje me prejardhje nga ky qytet

Spitali i Gostivarit fiton donacion nga një familje me prejardhje nga ky qytet

Spitali i përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar është pajisur me aparate dhe pajisje të tjera medicinale, si donacion nga familja Fejzullahi me prejardhje nga Gostivari dhe me qëndrim të përkohshëm në Norvegji, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Familja Fejzullahu ka dhënë donacion prej 300.000 euro për spitalin e Gostivarit, ”Ferid Murad”.

Nevzat Bejta ka thënë “Muaj Korrik dhe muaj Gusht janë muajt e gëzimit për familjet e Gostivarit, për shkak se shumica e familjarëve të tyre që punojnë jashtë vendit kthehen në vendlindje dhe gjallërojnë qytetin e Gostivarit. Sot kemi një rast të veçantë, familja Fejzullai ka bërë një vepër që rrallë kush e bënë. Ato kanë sjell pajisje moderne medicinale për Spitalin dhe qytetarët e Gostivarit, duke treguar dashuri dhe kujdes për bashkëqytetarët e tyre.” tha Bejta./Telegrafi/