LAJMI I FUNDIT:

Spitali e deklaroi të vdekur, nëna zbuloi se të bijën e ka gjallë pak momente para varrimit (Foto)

Spitali e deklaroi të vdekur, nëna zbuloi se të bijën e ka gjallë pak momente para varrimit (Foto)

Ivis Montoja zbuloi se e bija saj shtatëmuajshe është gjallë, derisa po bëhej gati ceremonia e varrimit të vogëlushes.

Gjatë qëndrimit në një kishë të San Pedro Sula në Honduras, ajo vërejti që fëmija po merr frymë, megjithëse mjekët e spitalit i kishin thënë se ka vdekur, transmeton Telegrafi.


Fëmija ishte pranuar në spital me konvulsione, diarre, dehidratim dhe lëkurë të skuqur, si pasojë e një infeksioni bakterial. Megjithëse u trajtua në repartin intensiv, mjekët e shpallën të vdekur pas tri ditësh dhe për këtë lëshuan edhe një certifikatë.

“Nuk kisha para të blija arkivol, andaj e vura në një karrige, derisa po i ndizja qirinjtë”, ka treguar Montoja, për përgatitjet e ceremonisë së varrimit.

Me të kuptuar se fëmija po merr frymë, e ka dërguar me shpejtësi në një klinikë të afërt, ku ishte dhënë ndihma e parë. Raportohet se gjendja e fëmijës është serioze, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet.

Zyrtarët shtetërorë kërkuan hetime të hollësishme, që të zbulohen shkaqet e skandalit që tronditi të gjithë. /Telegrafi/