LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan realizon një operacion shumë të rrallë (Video)

Spitali Amerikan realizon një operacion shumë të rrallë (Video)

Pacientët të cilët kanë probleme me gëlqerimin e veshit dhe si pasojë e kësaj ata kanë problem të shumta në të dëgjuar, tashmë janë me fat që ky problem në të dëgjuar mund të zgjidhet tek Spitali Amerikan.


Gëlqerimi i veshit apo në gjuhën mjekësore njihet si Otosklerozë, paraqitet me probleme nga më të ndryshmet duke filluar tek mos dëgjimi, paraqitja e zhurmave të ndryshme.

Me këtë rast, Dr. Muzaffer Balaban, Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, tha se kjo sëmundje shoqërohet me shtangim të muskujve dhe se pacienti pastaj ka vështirësi në të dëgjuar.

“Pacienti nuk dëgjon mirë, sëmundja me të cilën është paraqitur pacienti thirret Otosklerozë, është duke u bërë edhe intervenimi për shkak të kësaj. Otoskleroza është gëlqerimi i veshit të mesëm, kur nuk ka lëvizje të muskujve aty. Nga tre muskujt, njëri prej tyre duhet liruar që të lëvizë. Tek këta pacientë me këtë intervenim ne po mundemi që të ia dalim me sukses, mund të themi që po janë me fat edhe pacientët. Zëri prej jashtë i vjen pacientit, mirëpo problemi është tek veshi i mesëm.Pas këtij intervenimi pacienti nuk ka më shqetësime dhe zëri që vjen nga jashtë nuk ka probleme si më herët, sikur para intervenimit. Ne këtë operacion e bëjmë vetëm prej vrimës së veshit, si tani që direkt intervenojmë ne veshin e brendshëm, pra ashti që është i palëvizshëm aty intervenohet”, thotë Dr.Muzaffer Balaban – Shef i Repartit të ORL në Spitalin Amerikan.

Dr.Balaban sqaron më tutje, se pacientët pas intervenimit disa ditë kanë marramendje, pas një jave zakonisht edhe tamponët që i kanë në vesh largohen. Ky intervenim nuk mundet të bëhet tek secili pacientë që ka probleme me dëgjim, veçse tek ata që kanë gëlqere në veshin e mesëm, ky operacion është i mjaftueshëm në zgjedhjen e problemit.

Operacionet e tilla janë shumë të vështira në realizim, kërkohet profesionalizëm dhe teknologji e avancuar, të cilën Spitali Amerikan e posedon.

Pacienti Bastri Peci i cili është operuar ditën e djeshme nga po i njëjti problem, sot është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe pritet që brenda ditës ta liroj spitalin për të vazhduar jetën normale, duke dëgjuar normalisht.

“Unë që 6 vite kam pas këtë problem, kam kërkuar ndihmë tek shumë spitale mirëpo nuk kisha sukses. Dje jam operuar në Spitalin Amerikan dhe menjëherë kam filluar që të dëgjojë, kam akoma disa zhurma tek veshi mirëpo edhe doktori më tha që janë normale për një kohë të caktuar”, shprehet pacienti Basri Peci.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori