Spitali Amerikan organizon për herë të tretë Kongresin Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor
Është hapur sot me sukses në Tiranë, Kongresi i 3-të Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor “Inovacione në Mjekësi”.
Më një pjesëmarrje masive të mjekëve, infermierëve, studentëve, farmacisteve dhe stomatologëve nga vendi dhe diaspora; figura mjekësh të shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kanë vulosur sot për të tretin vit radhazi suksesin e padiskutuar të eventit më të madh mjekësor në Shqipëri.
Eventi u përshëndet me entuziazëm nga Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, e cila veçoi edhe njëherë rendësin e veçantë dhe punën kolosale qe ky kongres mbart dhe përçon për të gjithë profesionistet e mjekësisë shqiptarë dhe të huaj, duke siguruar kështu shërbimin me cilësor, efektivitetin dhe plotësimin e nevojave jo më bazike por më specifike të mjekësisë moderne në vend.
Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës.
Si asnjëherë më parë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj , profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kongresi do te prezantoje 20 seksione shkencore klinike, 3 workshope dhe 2 Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët. Për 3 ditë me radhë Shqipëria do të kthehet në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi. Bëhuni pjesë e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një emocion është më i rrezikshmi për zemrën
Lajm i mirë për ata që vuajnë nga pagjumësia, një ndryshim i vogël i përditshëm mund të përmirësojë gjumin
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?