LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan në Prishtinë në mbështetje të shoqatës së HANDIKOS-it!

Spitali Amerikan në Prishtinë në mbështetje të shoqatës së HANDIKOS-it!

Spitali Amerikan në Prishtinë, ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën e HANDIKOS-it. Kjo marrëveshje në thelb të saj ka lehtësimin dhe ofrimin e të gjitha mundësive që anëtarët e kësaj shoqate të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore më cilësoret në vend të cilat i ofron vetëm Spitali Amerikan. Prandaj qëllimi parësorë është ofrimi i ndihmesës për HANDIKOS-in.

Të gjithë anëtarët e shoqatës së HANDIKOS-it nga kjo marrëveshje përfitojnë ulje 30% në diagnostikë dhe 30% ulje në ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa brenda vitit Spitali Amerikan, ofron tri kontrolli falas për secilin anëtar të HANDIKOS-it.


Numri i anëtarëve të HANDIKOS-it në gjithë Kosovën është mbi 3 mijë, prandaj një ndihmesë e tillë nga ana e Spitalit Amerikan është shumë e vlefshme.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr.Novrus Caushaj tha se Spitali Amerikan ka vlerësuar më së miri  nevojën që ka kjo pjesë e popullsisë, andaj Spitali Amerikan ka vendosur që të jetë gjithnjë pranë HANDIKOS -it për t’i ofruar ndihmë në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së jetës.

“Natyrisht që është në modulin e punës së Spitalit Amerikan që të jetë pranë të gjithë njerëzve, por moduli jonë kryesorë është që të jemi pranë njerëzve që kanë vërtet nevojë dhe shoqata e HANDIKOS-it është shoqata e denjë që në krahët e tyre meritojnë të kenë Spitalin Amerikan. Ne ju premtojmë që do të jemi gjithnjë pranë jush, për t’ju ndihmuar dhe për t’ju shërbyer për çfarë do të keni nevojë”, tha Dr.Novrus Caushaj, i cili ndër të tjera shtojë se nga sot Spitali Amerikan në Prishtinë mund të konsiderohet si shtëpia e dytë për të gjithë anëtarët e shoqatës së HANDIKOS-it.

Ndihmesën e tillë të ofruar nga Spitali Amerikan, e vlerësojë shumë edhe kryetari i shoqatës së HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, ai tha se ndihmën e tillë e konsideron si vlerësim dhe si të çmuar për anëtarët e shoqatës.

“Grupi më i varfër dhe më i rrezikuari në çdo vend të botës, ashtu edhe në Kosovë, janë personat me aftësi të kufizuara. Nevojat janë shumë të domosdoshme në aspektin shëndetësorë dhe sigurisht që kjo marrëveshje do t’jua lehtësojë jetën përkundër vështirësive të shumta që i kanë si në aspektin financiar dhe në aspektet e tjera sociale. Ne mendojmë që kjo  ndihmesë do ta zbusë dhe do ta përmirësojë shumë cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara. Kjo ndihmesë lidhet shumë edhe me moton e Spitalit Amerikan që na ofron të gjithëve së bashku ta përqafojmë jetën”, tha Maliqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori