LAJMI I FUNDIT:

Spitali “8 Shtatori”-Shkup do të pranojë pacientë me coronavirus

Spitali “8 Shtatori”-Shkup do të pranojë pacientë me coronavirus

Kapaciteti i Klinikës së Sëmundjeve Infektive deri më tani është mbushur me vetëm 25 përqind. Konkretisht, kati i parë është i mbushur me pacientë që vuajnë nga coronavirusi dhe janë plotësisht të izoluar nga pacientët e tjerë.

Në këtë klinikë janë në dispozicion edhe tre kate të tjera, të cilat mund të strehojnë pacientë të rinj nëse është e nevojshme, ose nëse numri i pacientëve rritet. Ose konkretisht, Klinika për sëmundje infektive ka gjithsej 110 shtretër, të cilat mund të strehojnë pacientë që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.


Përveç Qendrës Klinike Infektive Nënë Tereza, nëse ka rritje të pacientëve me COVID-19, spitali tjetër ku do të mjekohen është Spitali i Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, gjegjësisht ish-spitali ushtarak. Spitali “8 Shtatori” ka 400 shtretër, ose kapacitet për 400 persona.

“Atje ka një numër avantazhesh. Gjegjësisht ekziston një repart infektiv dhe tre specialistë. Kështu që institucioni tjetër për të marrë përsipër të sëmurët do të ishte 8 Shtatori”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori