Sulmuesja angleze, Alessia Russo shënoi një gol mahnitës me thembër kundër Suedisë për t'i ndihmuar ‘luaneshat’ të arrijnë në finalen e Euro 2022.

Russo erdhi nga bankina në pjesën e dytë kur Anglia tashmë udhëhiqte ndeshjen 2-0 falë golave ​​të Beth Mead dhe Lucy Bronze.


Megjithatë, sulmuesja e Manchester Unitedit bëri një ndikim të menjëhershëm, duke shënuar një supergol.

Pas inkuadrimit në minutën e 57-të, Russo shënoi në minutën e 58-të ‘golin më të mirë të turneut’.

Pasi pa gjuajtjen e saj fillestare të pritur nga Hedvig Lindahl, Russo e mori përsëri topin dhe shënoi me një përfundim të shkëlqyer me thembër, përmes këmbëve të portieres suedeze.

Fran Kirby shtoi golin e katërt për Anglinë minuta më vonë, duke vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 4-0.

Por, ishte goli i Rusos, i katërti i saj në turne, ai që bëri që tifozët anglezë dhe në të gjithë botën të flisnin në rrjetet sociale.

“Goli më i mrekullueshëm nga Russo”, shkroi një mbështetës në Twitter.

“Jepini tani Rusos çmimin goli i vitit”, ishte një tjetër koment.

Anglia do të përballet me Gjermaninë ose Francën, të cilët takohen në gjysmëfinalen e dytë sonte (e mërkurë). /Telegrafi/

telegrafi sport app