LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e Google Pixel 6a

Specifikat e Google Pixel 6a

Google Pixel 6a së fundmi është në procesin e porosive paraprake në dhjetëra vende, dhe GSMArena shkruan se ata e kanë porositur një të tillë në mënyrë që ta testojnë atë dhe t’i tregojnë specifikat e saj.

Google Pixel 6a vjen me tre ngjyra, e gjelbër Sherbele, e bardhë Shkumës dhe e zezë Qymyr.


Google Pixel 6a fuqinë e merr nga çipi i vet Google, 5nm Tensor dhe gjithashtu nën kapak ka edhe procesorin e përbashkët të sigurisë Titan M2.

Sistemi operativ i pajisjes është Android 12 dhe ka 6GB LPDDR5 RAM memorie dhe hapësirë prej 128GB UFS.

Ky telefon i mençur nuk e ka hapësirën për kartë microSD, dhe nuk ka ndonjë version tjetër me më shumë hapësirë, përcjell Telegrafi.

Pixel 6a ka një ekran 6.1 inç FHD+ me 60Hz i cili mbrohet nga Gorilla Glass 3. Ka një vrimë të vogël në pjesën e lartë ku gjendet kamera selfie me sensor prej 8MP, dhe në pjesën e poshtme skanerin për shenjën e gishtit për verifikim biometrik.

Në pjesën e pasme gjendet një shirit horizontal i njëjtë me atë të Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro, ku janë të vendosura kamera kryesore me sensor prej 12.2MP dhe kamera për fotografi ultra të gjerë me sensor prej 12MP ku anash tyre është edhe blici LED.

Pjesa tjetër e specifikave të Google Pixel 6a përfshinë IP67 Rating për mbrojtje ndaj lagështisë dhe pluhurit, zmadhues zëri stereo dhe lidhje 5G. Ajo që i jap energji pajisjes është bateria me kapacitet prej 4,410mAh me fuqi të ri-mbushjes me 18W. /Telegrafi/