LAJMI I FUNDIT:

Speciale nga Kuvendi: Çfarë po ndodh me kursimin e energjisë!

Speciale nga Kuvendi: Çfarë po ndodh me kursimin e energjisë!

Parlamentarët e rinj janë shumë të indinjuar me të rriturit që i lënë të gjitha ndezur si dritat, laptopin, televizorin e shumë shpenzues tjerë të energjisë, të gjitha panevojë.

Plus të gjitha ato ndezur pa qenë fare në shtëpi.


Ata janë të indinjuar me gjithë ato burime të energjisë që nuk shfrytëzohen, era e energjia e diellit që shkojnë kot. Do të thotë që ne kemi mundësinë të prodhojmë energji të ripërtëritshme sepse kemi mjaft resurse. Duhet të ndryshojmë.

Të kursejmë energjinë, të jemi sa më racional me përdorimin e energjisë në shtëpi dhe jashtë saj. Të zëvendësojmë shpenzuesit e mëdha të energjisë me ato që shpenzojnë më pak. Duhet të punohet më shumë për të siguruar një të ardhme të gjelbër, për shëndetin e fëmijëve tanë dhe shëndetin tonë.

Bashkimi Evropian në Kosovë – Për Energji të Mirë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar