LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë i përgjigjet komunës: Nuk ka selektime në kontrollet aksionare për rregullimin e komunikacionit

SPB Tetovë i përgjigjet komunës: Nuk ka selektime në kontrollet aksionare për rregullimin e komunikacionit

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka reaguar në lidhje me akuzat e Komunës së Tetovës, prej ku thanë se policia pengon punën e kompanisë “Saubermacher” e cila është përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në qytet.

Nga SPB Tetovë thonë se ata në vazhdimësi e kontrollojnë dhe rregullojnë komunikacionin në mënyrë që të merren masa me rastin e kontrollaksioneve
republikane dhe atyre të veprimit lokal në lidhje me lëshimet dhe parregullsitë në komunikacion ndaj të gjithë kundërvajtësve.


Policia e Tetovës në reagim thotë se kontrollet janë sipas planit të MPB-së dhe zbatohen në të gjithë shtetin dhe në asnjë rast kjo nuk është bërë veçmas në një SPB ose për ndonjë person juridik apo kompani.

Komuna e Tetovës: Policia pengon kompaninë “Saubermacher” në grumbullimin e mbeturinave
Lexo po ashtu Komuna e Tetovës: Policia pengon kompaninë “Saubermacher” në grumbullimin e mbeturinave

“Gjatë muajit të kaluar gjatë aksioneve të tilla, të cilat janë kryer në komunikacionin në rrugët e Tetovës, janë konstatuar rreth njëzet kundërvajtje si automjete me defekte teknike, me defekte të ndryshme si: defekte në pajisjet e frenimit, pajisjet drejtuese, pajisje për ndriçim rrugor, gjendjen e xhamave, drejtimi i një automjeti me kategori të papërshtatshme në patentë shofer, pa patentë shoferi, ose automjete të paregjistruara nga kompanitë publike si; transport publik i udhëtarëve, ndërmarrje për pastërti publike dhe ndërmarrje të tjera që gravitojnë në zonën e SPB Tetovë”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë vazhdimisht kanë pasur përplasje, ndërsa nga vetqeverisja lokale thonë se kanë pengesa nga policia për arsye politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori