LAJMI I FUNDIT:

SPB-Tetovë: 10 punonjës nga Nepali të cilët po punonin në një objekt hotelerik janë larguar nga vendi

SPB-Tetovë: 10 punonjës nga Nepali të cilët po punonin në një objekt hotelerik janë larguar nga vendi

SPB Tetovë njofton se një pronar i një objekti hotelerik ka paraqitur se 10 shtetas të huaj të cilët kishin ardhur për të punuar janë larguar nga vendi.

“Më datë 08.05.2024 në ora 13:30 në SPB-Tetovë, B.I (29) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, menaxhere në një objekt hotelierik në Tetovë, ka raportuar se janë largua 10 shtetas të huaj nga Nepali të punësuar në objektin hotelierik.


Sipas njoftimit, ata kanë arritur në zonë më 22.04.2024 dhe po atë ditë kanë raportuar qëndrimin e tyre në vendin tonë, në Sektorin e Punëve të Brendshme-Tetovë.

Po merren masa për gjetjen e personave”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/